Panairi në Frankfurt në shenjën e automobilave me rrymë
Frankfurt, 7 prill - Panairi ndërkombëtar i automobilave në Frankfurt i cili mbahet prej 15 deri 25 shtator do të jetë në shenjën e automobilave elektrikë, për të cilët do të ndahet edhe një sallë e posaçme e panarit, paralajmërojnë nga Shoqata e Auto-Industrisë nga Gjermania (VDA).
Panairi i Frankfurtit vlen si një nga tubimet më të rëndësishme në industrinë automobilistike në botë.
Në sallën e automobilave me rrymë do të ekspozojnë prodhues, si dhe degë tjera nga industria që merren me këtë temë industria kimike dhe ajo elektronike, lajmërojnë nga Shoqata.
Kjo paraqitje lidhur me cilësinë dhe numrin do të jetë shumë më i madh krahasuar me panairet tjera, për shembull në Gjenevë, deklaroi shefi i VDA-së, Matijash Visman.
Ai e ka kritikuar stereotipin e shpërndarë sipas të cilit, gjermanët vonojnë në pikëpamje të automjeteve me rrymë, sipas të cilit, i tejkalojnë Franca, SHBA dhe Japonia.
Federata gjermane pret ardhjen e gjithsej 900 ekspozuesve, derisa vitin e kaluar kishte 781, priten edhe më shumë vitizotë, ndërsa hapësira ekspozuese do të jetë më e madhe se në vitin 2010.