Pa prodhim vendor, Kosova nuk ka qëndrueshmëri ekonomike
Prishtinë, 16 qershor - Një delegacion bizneseve i kryesuar nga Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve u pritën nga Blerim Kuqi, Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, ku diskutuan për mundësit e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini prezantoi sfidat e bizneseve dhe prodhuesve vendor para dhe pas Pandemisë COVID 19 ku tha se pa mbështetjen e shtetit ekonomia e vendit do të ballafaqohet me deficit të rritjes ekonomike.
Pako emergjente ashtu e vogël por edhe si e tillë nuk është realizuar në tërësi duke bërë përjashtime të bizneseve, punëtorëve dhe operatorëve të ndryshëm ekonomik.
Rreth 85 % e bizneseve gjatë Pandemisë COVID 19 nuk ishin aktive kurse rreth 250.000 punëtorë të sektorit privat u ballafaquan dhe vazhdojnë me vështirësi për të siguruar pagat në sektorin privat.
AKB i propozon Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, që të përkrah direkt bizneset qoftë private apo ato ndërmarrje publike të cilat varen nga vetëfinancimi, duke i mbështetur projektet e tyre që kanë për qëllim prodhimin, punësimin dhe rritjen e exportit.
Pa prodhim vendor Kosova nuk ka qëndrueshmëri ekonomike. Qeveria duhet të fuqizoj ekonominë vendore duke i dhënë infuzion për Rimëkëmbjen ekonomike dhe tejkalimin e vështirësive në sektorët e ndryshëm si p.sh. Industrisë, Tregtisë, Shërbimeve Vendore etj.
Blerim Kuqi, Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, së pari falënderoi delegacionin e AKB-së për vizitën dhe mbështetjen që i ka dhënë ekonomisë kosovare, me theks të veçantë prodhimit vendor dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Ministri Kuqi prezantoi 9 masat e Planit të Rimëkëmbjes ekonomike, ku tha se bashkarisht do të kujdesemi në zbatueshmërin e Planit të Rimëkëmbjes në funksion të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik.
Ministri Kuqi tha se do të jem i hapur në çdo kohë që sfidat dhe rekomandimet e juaja ti adresojë në Qeverinë e Kosovës.