Pa furnizim me ujë të pijshëm sot do të mbesin fshati Uglar dhe Bresje
Prishtinë, 26 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ''Prishtina'' (KRUP) ka njoftuar se sot do të realizohen punime teknike ku do të zhvendoset gypi i ujit AC 350 mm në fshatin Bresje të komunës së Fushë Kosovës.
Pa furnizim me ujë të pijshëm sipas KRUP sot nga ora 08:00-16:00 do të mbesin konsumatorët e një pjese të fshatit Uglar dhe Bresje, pjesa te tregu.
Realizimi i punimeve teknike po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më të mirë dhe më funksionale të ujit.