23 Dhjetor 2024

Opel Zafira Tourer 2.0 CDTI BiTurbo

Prishtinë, 10 shkurt - Kompania Opel e ka zgjeruar ofertën e saj edhe me modelin Zafira Tourer me motorin dizel 2.0 CDTI BiTurbo, motor ky me karakteristika të jashtëzakonshme.

Gjithashtu, përveç motorit, janë bërë edhe disa ndryshime të vogla si në pamjen e jashtme, ashtu edhe në brendi.

Edhe pse bëhet fjalë për një veturë familjare, kjo për shkak të hapësirë së madhe me 7 ulëse, kjo nuk do të thotë se Zafira Tourer nuk ka pamje të bukur.

Përkundrazi, me prezantimin e modelit Zafira Tourer kohë më parë, Opel ka ofruar një pamje unike dhe tejet moderne, e kjo sidomos vërehet në pjesën e përparme, ku grupi i dritave në formë bumerangu, i japin këtij modeli një pamje tejet sportive dhe agresive.

Në modelin e përmirësuar me motor BiTurbo vijnë edhe fellnet tejet atraktive, të cilat edhe më shumë e potencojnë pamjen e bukur të tij.

Po ashtu, xhami i madh në pjesën e përparme por i cili shtrihet edhe në një pjesë të kulmit, ofrojnë një kënaqësi në vozitje si për vozitësin, ashtu edhe për bashkudhëtarët, pasi kanë një pamje panoramë të gjerë.

Përmirësime të ndjeshme kemi edhe në interier, e sidomos në pjesën e tablosë së komandave. Instrumentet, timoni dhe konsola qendrore tani janë edhe më atraktive, dhe më pranë vozitësit.

Numri i madh i komandave dhe pozita e tyre përreth timonit, është e shkëlqyeshme, por duhet paksa kohë që të mësohet se cili është funksioni i tyre.

Edhe ekrani 5 inç që gjendet në qendër të panelit të instrumenteve, e mban vozitësin të informuar për çdo detaj gjatë udhëtimit.

Një vëmendje e madhe i është kushtuar detajeve, çka e dallon nga konkurrenca. Gjithashtu, edhe audio-sistemi tejet modern siguron që pjesa argëtuese të jetë në nivelin më të lartë.

Edhe përdorimi i jashtëzakonshëm i materialeve në brendi, jep një pamje unike dhe tejet të këndshme, derisa ulëset janë tejet të rehatshme dhe moderne.

Edhe pse ky model posedon shtatë ulëse, ai prapë ofron hapësirë të mjaftueshme për secilin pasagjerë në secilën pjesë të brendisë, pa marrë parasysh edhe gjatësinë e udhëtarëve.

Pasi kishte kryer një anketë të detajuar me konsumatorët dhe analizimin e tregut, ekipi i dizajnit në Opel ka arritur të bëj avancime të dukshme në termin e hapësirës së bagazhit.

Kabina e Zafira Tourer të re mbetet tejet kompakte dhe mjaft mirë e organizuar, për shkak të distribuimit të hapësirës së ulëses dhe kjo kontribuuar në rritjen e hapësirës së bagazhit, ky përveç bagazhit kryesor, janë edhe rreth 30 dollapë të ndryshëm për vendosjen e gjësendeve.

Opel modelin e ri të Zafira-s me motorin e ri, e përshkruan si modelin me shtatë ulëse dizel më të shpejtë. Pra nën kapakun e motorit gjendet agregati me naftë 2.0 CDTI BiTurbo i cili ofron një forcë të jashtëzakonshme prej 143 kW/ apo 195 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 400 Nm.

Dhe kur flasim për shpejtësinë, ky motor përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për vetëm 8,9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 218 km/h. Sa i përket harxbimeve, sipas të dhënave të prodhuesit është vetëm 5,6 l/100 km.

Kjo shifër e ulët e harxhimeve arrihet falë edhe teknologjisë efikase Start/Stop, e cila përveç uljes së harxhimeve ofron edhe nivel të ulët të emetimit të gazrave, pra mendon edhe për ambientin.

Për arsye të sigurisë dhe për të siguruar rehati për pasagjerët, temperatura dhe presioni i funksionimit të fuqisë së frenimit mbeetet aktiv gjatë fazës Auto-Stop të sistemit Start/Stop.

Kur është e nevojshme, gjatë trafikut të rënduar në qytet, vozitësi mundet në mënyrë manuale të deaktivizoj këtë sistem, duke përdorur funksionin “eco”. Çmimi i Zafira Tourer 2.0 CDTI BiTurbo në Gjermani do të jetë 35.405 euro, ndërsa në shitje del në muajin prill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)