Opel: nuk planifikohen mbyllje fabrikash në Gjermani
Frankfurt, 7 korrik - Prodhuesi i automobilëve Opel nuk do të heqë dorë nga fabrikat e tij në Gjermani edhe nëse shteti gjerman nuk jep ndihma financiare.
Në Gjermani nuk janë planifikuar mbyllje fabrikash, tha shefi i Opel-it për Evropën Nick Reilly në një intervistë për \"Süddeutsche Zeitung\".
Reilly tha se ai pret që tregjet të shënojnë përsëri rritje të shitjeve.Qëllimi i Opelit është të bëhet më i pavarur nga tregu i dobët evropian, tha Reilly.
Opel duhet të përpiqet për hapjen e tregjeve të reja të eksporteve, si p.sh. Kina. Katër javë më parë qeveria gjermane refuzoi një kërkesë të kompanisë për një garanci disa miliardëshe.