Opel nuk do të prodhojë më makina në Bohum
Bohum, 11 dhjetor - Në Bohum frika është duke u rritur. Pas largimit të Nokias në vitin 2008, mund të ndodhë që edhe një punëdhënës i madh industrial i qytet të largohet. Mbas vitit 2016 në Bohum nuk do të montohen më automobilë.
Me 380 mijë banorët e tij, Bohumi është një nga 20 qytetet më të mëdha të Gjermanisë. Një qytet në zonën e Ruhrit, për të cilin gazetat shkruajnë rrallë. Edhe kur shkruajnë, vetëm për gjëra negative. Sepse Bohumi është duke luftuar prej kohësh për të mbajtur fabrikën e Opelit aty.
Tani koncerni mëmë General Motorr (MS) ka vendosur që pas vitit 2016 të ndërpresë prodhimin e automjeteve. Uzina do të mbesë, u bë e ditur në një mbledhje të kolektivit, ditën e hënë (10.12.2012).
Uzina do të shërbejë si qendër për shpërndarjen e mallrave dhe si linjë prodhimi për disa komponentë. Një shanc që të paktën 3 mijë punonjës të kenë ende punë.
Opel, është punëdhënësi më i madh i rajonit, pasi katër vjet më parë Nokia, prodhuesi finlandez i telefonave celularë mbylli sot për nesër uzinën e prodhimit në Bohum, duke e bërë qytetin më të varfër me 4 mijë vende pune më pak. Humbje e madhe për arkat e shtetit.
Nokia paguante çdo vit 25 milionë euro në taksat e biznesit. Por edhe fundi i prodhimit të automjeteve të vogla, në uzinën e Opelit nuk do të thotë për Opelin goditje vdekjeprurëse.
Mbas ndarjes së detyrueshme në vitet 70-të nga industria e çelikut dhe e qymyrit, Bohumi mbështeti në kuadër të transformimeve strukturore tërheqjen e firmave ndërkombëtare me perspektiva për të ardhmen.
Kështu, me Opel, u shtrua si të thuash tapeti i kuq, 50 vjet më parë, kujton menaxheri i qytetit Paul Aschenbrenner:
\"Qyteti i Bohumit bleu në bashkëpunim me Opelin 1 300 milionë metra katrorë tokë dhe ia vuri në dispozicion me një kontratë tjetër Adam Opel AG-së. Kjo solli vende pune. Më duket se 25 mijë. Dhe ju e shihni se ne jemi sot tek 3200 vende pune, pra ka ndodhur një proces i madh tkurrjeje.\"
Paul Aschenbrecher nuk do të thotë se sa do të jenë humbjet e Bohumit, nëse GM e mbyll uzinën. Por, nga firmat që ushtrojnë aktivitet global, sie Opel apo Nokia, nuk mund të pritet shumë. \"Unë nuk mund ta dëgjoj më dhe jam edhe pak i zhgënjyer nga firmat e mëdha, që nuk e kanë kuptuar që duhet t`i marrin njerëzit me vete në masat e ristrukturimit.\"
Njëjtë edhe Rouven Beeck nga Dhoma e Industrisë dhe tregtisë në zonën e Ruhrit, i cili flet qartë për GM duke thënë se: \"Unë mendoj se strategjia e GM jo vetëm që është e diskutueshme, por që është madje e pabesë. Kjo duhet thënë qartë\".
Në Bohum shënohen 126 mijë vende pune me sigurime sociale. Numri i marrësve të parave të papunësisë ëshët 39 mijë.