Opel Mokka, vetura e re e qytetit
Frankfurt, 19 prill - Sipas informatave nga burimet e besueshme, Opel aktivisht është duke punuar në një veturë të vogël, e cila në ofertën e kësaj kompanie do të jetë mes modelit Corsa dhe Agila.
Në rrugët evropiane, modelin Opel Mokka do ta shohim qysh në vitin 2012. Projekti i modelit të ri, deri tani ka qenë i njohur me emrin Allegra, ndërsa do të jetë konkurrent i Fiat 500 dhe Mini Cooper.
Mokka ndryshe nga koncepti, do të duket më agresiv dhe më dinamik. Kjo veturë nën kapakun e motorit do të fsheh edhe agregate të vegjël. Oferta do të fillojë me motorin 1.0 litërsh, i cili harxhon mesatarisht 3.5 litra në 100 km.
Sipas informatave jozyrtare, çmimi i tij do të jetë 12.580 euro.