Opel Mokka thyen rekorde
Frankfurt, 30 maj - Modeli i ri Opel Mokka, është bërë modeli më i shitur vetëm shtatë muaj pas paraqitjes në sallonet e shitjes.
Opel ka marrë më shumë se 100 mijë porosi për këtë SUV kompakt, i cili ka popullaritet të madh në Gjermani, Francë, Rusi, Angli dhe Itali.
Me motorin 1.4 turbo-benzinë me 140 kuaj fuqi dhe transmision manual me 6 shpejtësi, por edhe falë sistemit Start/Stop, Opel Mokka harxhon vetëm 5.9 litra benzinë në 100 km, ndërsa shpejtësia maksimale e tij është 193 km/h.