Opel me modelin e ri Insignia Sport Tourer CrossFour
Frankfurt, 11 janar - Duket se Opel-i ka përgatitur përgjigjen e duhur ndaj modeleve Audi A4 Allroad dhe VW Passat Alltrack. Karroceria e ngritur paksa, paralajmëron aftësitë off-road.
Në bazë edhe të emrit CrossFour, ka të sistemin e tërheqjes 4×4. Ai vjen përkrah FelxRide (Adaptive Stability Technology). Kjo përfshinë bllokadën e diferencialit të pasmë, çka është jetike me rastin e nxjerrjes nga balta.
Versioni me motor 2.0 CDTi me 160 kuaj fuqi, në Gjermani do të kushtojë 35.155 euro me transmision manual, ndërsa ata që vendosin për transmision automatik, duhet të paguajnë 37.971 euro.