Opel Insignia merr nota të larta për kualitet
Munchen, 25 dhjetor - Sipas rezultateve të DEKRA-s rreth prishjeve në vetura, modeli Opel Insignia është vetura me më së paku prishje.
Me indeksin prej 96.1 për qind të këtyre veturave pa asnjë prishje, ky model i Opel-it ka arritur rezultatin më të mirë nga të gjitha modelet e testuar.
Ky është viti i dytë me radhë që vetura e Opel-it ka marrë këtë titull, ku vitin e kaluar fitues ishte shpallur Corsa.
Që kur është prezantuar në treg në vitin 2008, Insignia ka fituar 40 çmime ndërkombëtare poër dizajnin e saj tërheqës dhe zgjidhjet inovative të teknologjisë, ndërsa në vitin 2009, ishte shpallur edhe vetura e vitit.