Opel Astra ecoflex vetura më ekonomike
Berlin, 25 korrik - Modelet me emetim tejet të ulët të gazrave CO2, zakonisht kanë motorë të dobët, ndërsa harxhimet e vogla dhe emetimi i ulët i gazrave, shkojnë me performanca të dobëta apo të mesme.
Por Opel ka një qasje tjetër me modelet e fuqishme ecoFLEX. Derisa konkurrentët me emetim të ulët të emetimit të gazrave, zakonisht ofrojnë forcën prej 77 kW/105 kuaj fuqi, Astra e re ecoFLEX, është e pajisur me motor 1.7-litërsh CDTI turbo-dizel me 96 kW/130 kuaj fuqi.
Ai përcjell modelet e suksesshme Insignia ecoFLEX me 118 kW/160 kuaj fuqi dhe Corsa ecoFLEX me 70 kW/95 kuaj fuqi, në ofertën e modeleve dinamike dhe ekonomike të Opel-it.
Astra ecoFLEX e re me pesë dyer, harxhon vetëm 3.7 litra naftë në 100 km në vozitje të kombinuar. Emetimi i gazrave CO2 është vetëm 99 g/km, çka e bën Opel Astra-n më ekonomike dhe më të pastër deri më tani.
Me 96 kW/130 kuaj fuqi, moment maksimal rrotullimi prej 300 Nm dhe sistemin manual të shpejtësive me 6 nivele, ky model vë standarde në performanca dhe argëtim në vozitje, në segmentin e veturave evropiane.