OPEC u kërkon anëtarëve të tij të mos ulin prodhimin e naftës
Vjenë, 10 mars - OPEC-u u ka kërkuar anëtarëve të tij që të mos ulin nivelin e prodhimit të naftës.
Abdullah Badri, sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut tha se kjo organizatë nuk do të ulë nivelin e prodhimit të naftës me qëllim që të mos lejohet shtimi i naftës shell.
Badri gjithashtu u ka vendeve të tjera që nuk janë anëtare të OPEC-ut që të bashkëpunojnë në ruajtjen e tregut të naftës.
Ai ka parashikuar se tregu i naftës do të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit 2015.
Sekretari i përgjithshëm i OPEC, naftën shell nuk e konsideron rivale të prodhimit të kësaj organizate.