OPEC-u fillon mbledhjen e pranverës
Vjenë 17 mars - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, nisi sot mbledhjen e zakonshme ministrore të pranverës, në kryeqytetin austriak Vjenë.
Kjo mbledhje pritet të sjellë mbajtjen e kuotave të prodhimit të kartelit në 24,84 milionë fuçi naftë në ditë, niveli që është në fuqi që prej janarit të vitit 2009.
Kryetari i grupit të ministrave të Naftës të kartelit, ministri saudit i Naftës, Ali al-Nuami, u shpreh pasi mbërriti në selinë e OPEC-ut, se nuk ka asnjë dyshim në arritjen e marrëveshjes.
\"Dëshirojmë t\'i mbajmë gjërat siç janë, pasi jemi shumë të kënaqur me situatën siç është tani\", shtoi ai.