OPEC, prodhimi i naftës do të jetë 30 milion fuçi në ditë
Vjenë, 5 dhjetor - Vendet prodhuese të naftës anëtare në organizatën OPEC, kanë marrë vendim që kuota e prodhimit të kësaj organizate të jetë 30 milion fuçi naftë në ditë.
Vendimi është marrë gjatë një takim me dyer të mbyllura në Vjenë ku të pranishmit kanë rënë dakord për ruajtjen e kuotës aktuale të prodhimit.
Anëtarët e OPEC-ut, organizatës së vendeve eksportuese të naftës, kanë shtyrë edhe për një vit mandatin e kryetarit aktuale Abdullah Salem Badri.