OPEC dhe vendet aleate arrijnë marrëveshje për prodhimin e naftës
Komentet e Suhail al-Mazrouei për gazetarët vijnë pas një takimi të zhvilluar në internet. Megjithëse ai nuk ofroi detaje të tjera lidhur me marrëveshjen, Ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, tha se pesë vende do të kenë një rritje të kufirit të prodhimit të naftës. Ai nuk pranoi të japë detaje se si u arrit marrëveshja.
Në fillim të këtij muaji, bisedimet mbi nivelet e prodhimit të naftës dështuan, pjesërisht për shkak të kërkesës së Emirateve të Bashkuara Arabe për të rritur nivelet e prodhimit të naftës në vend. Kjo shkaktoi tensione mes këtij vendi dhe Arabisë Saudite, krahas mosmarrëveshjeve të tjera mes këtyre dy vendeve fqinje.
Çmimet e naftës ranë mes pandemisë së koronavirusit sikurse edhe kërkesa për karburant për shkak të bllokimeve në të gjithë globin. Por kërkesa për karburant tashmë është rritur me fillimin e procesit të vaksinimit, që ka ecur me rritme të shpejta në ekonomitë kryesore të botës.
Një fuçi naftë e papërpunuar tregtohej të premten rreth 73 dollarë.