OEK prezantoi master planin për lagjen Kodrina
Fituesi për projektin me te mirë, nga shtatë projekte që kanë hyrë në fazën finale është studio-Libeskind një nder top studiot botërore projektuese, me seli në Nju Jork.
Duke prezantuar projektin kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se impaktin ekonomik i këtij projekti është i madhe, pasi që behët fjalë për njërin ndër projektet më të mëdha në regjion i cili do të realizohet me produkte e prodhuara në Kosovë.
Projekti ka rreth 650.000 m2 dhe ne afat përfundimi prej 10 viteve dhe krijon kushte banimi prej 18.000-20.000 banor.
Implementimi i projektit nxin një cikël te gjerë zhvillimi. Pritet punësimi vjetor i 700 punëtorëve në dhjetë vitet e ardhshme dhe njëkohësisht do të punëson kapacitetet e industrisë ndërtimore të vendit po në këtë periudhë.
E veçanta e projektit është një partneritet model në mes të Komunës dhe sektorit privat dhe është një ndër projektet e para që i përmbush të gjitha kriteret urbanistike, ekologjike dhe futurologjike, tha kryetari Gërxhaliu.
Ai vlerësoi se ky projekt është shembull se dialogu në mes të Komunës dhe sektorit privat mund të jep rezultate shumë të mira.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu vlerësoi se Prishtina për 15 vitet e fundit ka qenë një kantiere ndërtimi por pa një vizion dhe plan të saktë të asaj që duhet ndërtuar.
Projekti i Kodrinës është bashkëpunim në mes të një investitori me 113 pronarë të tokave, me një konkurs ndërkombëtar ku e kemi studio Libeskind dhe shumë të tjerë që marrin pjesë në krijimin e një hapësire të madhe në qytetarin e Prishtinës, një lagje të tërë, gjë që për një kohë të gjatë nuk ka ndodhur në Prishtinë, tha Sejdiu.
Sipas tij ky projekt ka rëndësi se e vendos Prishtinën në hartën e kompanive të mëdha projektuese, pastaj kapitalin vendor, në këtë rast kompaninë Tregtia e vendos në funksion të zhvillimit dhe njëkohësisht e forcon idenë për mundësinë e investimeve dhe partneritetin privato-publik.
Pronari i Kompanisë Tregtia, Bedri Prishtina tha se deri tash kanë pas komplekse të ndryshme të ndërtimit falë eksperiencës 15 vjeçare.
E falënderojmë komunën për përkrahjen e një kompleksi të tillë. Për ne ky është vazhdim i punës , është një kompleks ku kemi bashkuar mundësinë e punës e punës i paraparë për dhjetë vjet. Do të kryhet një lagje me të gjitha elementet e mundshme ku qytetarit do ti mundësohet jeta shumë më të mirë, ka thënë Prishtina, duke shprehur falënderim të posaçëm për të gjithë blerësit e ndërtimeve të deritashme dhe të ardhshme.
Përfaqësuesit i kompanisë Libeskind, me seli në Nju Jork, Stefan Blach tha se ky projekt e mban me vete një vizion se si duhet të duket qyteti në të ardhmen.
Më shumë se 500 mijë metra katrore hapësirë për banim, 150 mijë metra për hapësirë biznesore. Ndoshta për komunën e Prishtinës duket pak shumë e madhe në një hapësirë kemi kaq shumë hapësirë për banim për afarizëm. Ne qoftë se analizohet hapësira për ndërtim , te Mati 1 është bërë një punë, por nuk e ka arritur komplet at përmbajtjen e vete se çfarë duhet të përmbajë me vete një kompleks për banim. E tëra kjo nënkupton që zhvillimi duhet të jetë i fokusuar në hapa të sigurte dhe të vogël, tha ai.
Ndryshe, ekspozita mbetet e hapur edhe dy ditë, në objektet e OEK-ut