OEK përshëndet aprovimin e Ligjit mbi Trepçën
Prishtinë, 8 tetor - Oda Ekonomike e Kosovës përshëndet aprovimin e Ligjit mbi Trepçën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe thekson se ky është në hap i rëndësishëm në krijimin e kushteve për zhvillimin e mëtejmë të gjigantit të ekonomisë kosovare.
Kryetari i Odës, Safet Gërxhaliu ka theksuar se pas aprovimit të ligjit në parlamentin e Kosovës, i cili është parakusht për zhvillimin e mëtejmë të kësaj kompanie janë krijuar kushte ligjore për funksionimin normal te tij.
Konsideroj se aprovimi i ligjit është në interes të vendit, është në interes te të gjithëve, në interes së zhvillimit ekonomik të vendit, është në interes të komuniteteve dhe të komunitetit në përgjithësi, jo vetëm në vendet ku do të operojë Trepça, tha kryetarii Gërxhalu.
Kreu i OEK-ut vlerësoi se ligji hap perspektiv për ndërlidhje të fuqishme ekonomike, si faktor i rëndësishëm i jetës së përbashkët në Kosovës.
Oda Ekonomie e Kosovës si asociacioni më i madh i komunitetit të biznesit në Kosovë do të përkrah dhe angazhohet që Trepça të kthen namin e dikurshëm të bartësitë të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe vlerçson se aprovimi i ligjit i ka krijuar kushtet për një gjë të tillë.
Institucionet e vendit dhe menaxhmentit të Trepçës gjenden para një sfide të e madhe në realizimin e përcaktimeve të ligjit që synon zhvillim të qëndrueshëm të kompanisë, krijon kushte për investime, rritje të aseteve dhe zhvillim të mëtejm teknik e teknologjik