25 Dhjetor 2024

OEK nëshkruan bashkëpunimin me ndërtuesit dhe arkitektët

Prishtinë, 7 shkurt - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Shoqata e Ndërtuesve të Prishtinës (SHNP) dhe  Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (AAK)  sot kanë nëshkruan Memorandumin e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit.

Dokumenti ka për pikësynim  përkrahjen  dhe zhvillimin e komunitetit të biznesit dhe krijimin një ambienti më të volitshëm ekonomik.

“Përmes veprimeve të përbashkëta duhet të japim alternativa më të mira dhe më të përshtatshme për komunën,  si për zgjidhjen e problemeve aktuale në lëmin e ndërtimit, ashtu edhe për të ardhmen.  Kjo është aq e rëndësishme, meqenëse jeni faktor i rëndësishëm për  zhvillim dhe punësim përmes ndërtimit."

"Ka shuam sfida, të cilat duhet tejkaluar, meqenëse  problemet që mund të paraqiten nuk dëmtojnë vetëm komunën, por edhe biznesin e juaj”, tha me këtë rast Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Në takim u tha se ndërtimtarët si investitorë janë hallkë e rëndësishme për zhvillimin dhe rregullimin Prishtinës, por gjithmonë  bashkë me arkitektët.

“Na si investitorë, e ju me letra – projekte, do të jemi zë i fuqishëm për të ardhmen më të mirë të Prishtinës. Përmes bashkëpunimit të përgjithshëm   strukturave komunale do t’iu ofrojmë ekspertizë profesionale dhe teknike  në drejtim të  rritjes së investimeve në projekte që do të jenë në të mirën e përgjithshme."

"Kjo nënkupton një zhvillim përmbajtjesor jo vetëm për ne si biznese, por edhe për kryeqytetin dhe banorët e tij”, theksoj  Durim Prishtina, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve të Prishtinës. 

Ndërkaq, arkitetët premtojnë përkushtim në ngritjen e standardeve dhe të teknikave që kanë të bëjën me rregullimin dhe ndërtimin e  Prishtinës.

“Dokumenti na krijon një mundësi që ne më lehtë të koordinojmë punët që kemi na lidhin. Angazhimi i jonë do të përqendrohet  në ngritjen e standardeve, zhvillim të drejtë dhe në evitimin problemeve që lidhen me ndërtimin dhe rregullimin kryeqytetit”, theksoj  Gazmend Bunjaku, kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. 

Sipas dokumentit,  këto tri asociacione  pajtohen që për interesa të përbashkëta të asistojnë, promovojnë,përkrahin dhe të ngritin  nivelin e bashkëpunimit reciprok. 

Kjo do të arrihet përmes këmbimit reciprok të informatave, organizimit të takimeve dhe të konferencave me karakter ekonomik për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet komunitetit ndërtues, të lobojnë për interes të anëtarëve të shoqatave me qëllim të avancimit të partneritetit konstruktiv me KK të Prishtinës dhe me organet e Qeverisë së Kosovës, të angazhohen bashkë në përmbushjen e këtij dokumenti, të kontribuojnë në për hartimin e propozimeve për zhvillimin shoqatave, pastaj për realizimin e projekteve të përbashkëta që janë në interes të palëve, paraqitjen me oferta të përbashkëta, kurse institucioneve vendore dhe ndërkombëtare t’iu ofrohet partneritet  në avancimin standardeve  drejt integrimit të vendet në BE.

Memorandumi i  Mirëkuptimit dhe i Bashkëpunimit është nënshkruar nga Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut, Durim Prishtina, kryetar i SHNP-së dhe Gazmend Bunjaku, kryetar i AAK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)