OEAK organizon tryezën lidhur me gjendën e prodhimit në Kosovë
Prishtinë, 20 gusht - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon sot tryezën lidhur me gjendën e prodhimit në Kosovë.
Në këtë konferencë do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend.
OEAK ka Komitetin e Prodhimit qe trajton sfidat dhe problemet me të cilat kompanitë që e përbëjnë këtë industri ballafaqohen, ku ofrohen rekomandime për institucionet përgjegjëse, si dhe të avokohet për përmirësimin e politikave për mbështetjen e prodhimit në vend.