Oda Ekonomike Gjermano Kosovare përkrahë protestën e ndërtuesve
Prishtinë, 21 prill - Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, përkrahë plotësisht protestën e Shoqatës së Ndërtuesve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor të Kosovës.
Protesta e paralajmëruar nga anëtarët e kësaj shoqate, është krejtësisht e drejtë dhe vie si rezultat i neglizhimit të vazhdueshëm nga komuna e Prishtinës, ndaj kërkesave të parashtruara.
Pas shterjes së të gjitha mundësive dhe përpjekjeve për të zgjidhur situatën e rëndë të krijuar në këtë fushë, fatkeqësisht tani, e vetmja mënyrë mbetet protestimi.
OEGJK, pos përkrahjes së Shoqatës, përmes sektorit të ndërtimtarisë, do të jetë edhe pjesë aktive e protestës së nesërme, duke kërkuar plotësimin e të gjitha kërkesave të parashtruara.