Obama: Blerja e naftës iraniane mund të pakësohet
Washington, 1 prill - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të vendosura që t\'u vendosin sanksione vendeve të cilat nuk do të pakësojnë blerjen e naftës nga Irani.
Presidenti Amerikan Obama, ka hedhur pretendimin se në rast se prej naftës iraniane do të hiqet dorë atëherë nëpër botë nuk kanë për t\'u përjetuar probleme të furnizimit.
Obama në komunikatën që publikoi tha se vendet e tjera kanë aq naftë sa të shkurtojnë blerjen e naftës nga Irani, dhe në qoftë se është nevoja disa vende mund të vënë në veprim edhe rezervat e naftës që kanë.
Në komunikatë gjithashtu thuhej se pavarësisht nga problemet që po përjetohen në tregjet e naftës së Sudanit Jugor, Jemenit, Sirisë, Nigerisë dhe Detit të Veriut, në përgjithësi deficit nafte nuk ka dhe vendet konsumatore, në vend të Iranit sytë i kanë kthyer nga vendet e tjera prodhuese.
Bëhet e ditur se edhe Franca është duke bërë negociata me Anglinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për futjen në treg të rezervave strategjike të naftës.
Një projektligj i miratuar në Kongresin Amerikan, parashikon që Presidenti Obama një herë në çdo 6 muaj, në kuadër të pakësimit të blerjes së naftës nga Irani, të bëjë deklaratë në lidhje me ekuilibrin kërkesë-furnizim të tregjeve.