23 Dhjetor 2024

Norvegjia përkrahë komunat me 1000 kontenjerë të mbeturinave

Prishtinë, 9 nëntor - Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, dhe përfaqësuesi i iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, në një takim me Ministrin e Mjedisit, Dardan Gashi kanë shprehur gatishmërinë për përkrahjen e tyre në projektin për furnizimin e komunave të Kosovës me rreth 1000 kontenjerë të mbeturinave.

Sipas kërkesës së ambasadorit Braathu, kontenjerët për mbledhjen e mbeturinave komunale do të duhet të jenë të prodhuara në Kosovë.

Në këtë mënyrë do të sigurohet një rreth i bashkëpunimit ndërmjet donatorëtve, institucioneve dhe grupeve të biznesit në vend.

Kontenjerët do t’u dhurohen komunave ku deponitë ilegale janë dukshmërisht të rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe mjedisit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)