Njolla e naftës mund të mbërrijë në Floridë
SHBA, 5 korrik - Njolla e naftës, e cila prej më shumë se një muaji po shkatërron gjirin e Meksikës, mund të mbërrijë për shkak të rrymave detare edhe në brigjet e Floridës.
Alarmi i ambientalistëve, përfshin edhe plazhet e Majemit. Një studim nga Administrata e Oqeanisë Atmosferike Kombëtare e cila merret me studimin e botës ujore dhe atmosferës në SHBA-së, bazuar matematikisht në humbjen prej 33 000 fuçish nafte në ditë, thotë se nafta do të prekë edhe brigjet e Floridës.
Ajo mund të shtyhet nga rrymat detare të Gjirit, dhe me 60-80 % të shanseve, mund të përfshijë edhe plazhet e Majemit.
Ndërkaq, ndaj kompanisë British Petrolium janë intensifikuar akuzat për neglizhencë, pasi një gazetar filmoi pamjet e naftës në brigje, e cila nuk ishte mbledhur, por ishte mbuluar me rërë, për të fshehur gjurmët.