Njohuri të reja për serinë 3 të BMW-së
Zyrtarisht në BMW filozofinë e re e përshkruajnë me fjalët Connected Drive e cila plotëson Efficient Dynamics, dhe e njëjta do të duhet të inkorporohet në modelet e serisë 6 dhe 3.
Connected Drive-n bavarezët e përshkruajnë si sistem i cili kombinon pranimin e informacioneve nga jashtë dhe atyre nga vetë makina dhe në këtë formë vendosin se cila është mënyrë më optimale për punën e vet makinës.
Informacionet nga jashtë do të arrijnë me ndihmën e censorëve të ndryshëm dhe kamerave, si all-round censorit të ri të parkimit, censorit për dritë dhe shi, kamerat e vendosura përpara dhe prapa etj.), car-to-car komunikimit, situatës në rrugë tek e cila automobili arrin nëpërmjet internetit etj.
Nga të gjitha informacionet të cilat automobili vet i gjeneron pritet që harxhimi mesatar, dhe së bashku me këtë edhe emetimi i gazrave të dëmshme të zvogëlohet për rreth 15%.
Inovacionet tjera kanë të bëjnë me rritjen e kompatibilitetit për lidhjen e infotainment pajisjes së automobilit me pajisjet e shtëpisë sikur kompjuteri dhe smartphone-t. Pritet që gjenerata e ardhme e serisë 3, prezantimi i të cilit pritet në fund të vitit, të jetë në mesin e modeleve më aerodinamikë në klasë.
Ky model në mesin e premium limuzinave do të duhet të fusë motoriken 3-cilindërshe, dhe të njëjtën do ta karakterizojë zvogëlimi i vëllimit dhe të pranisë së përgjithshme të turbombushësve dhe të injektimit të drejtpërdrejtë. Sigurisht, EfficientDynamics do të jetë i pranishëm me të gjitha pakot e gjertanishme si stop-start apo të frenimit regjenerativ, dhe priten edhe disa novitete teknike.