23 Dhjetor 2024

Një minator humb jetën në minierën e Trepçës

Prishtinë, 8 gusht - Në rrethana tragjike ka humbur jetën në horizontin e X , të minierës Trepca, minatori, Habib Osmani, 31 nga fshati Bare i Komunës së Mitrovicës.

Rastin tragjik të humbjes së jetës të minatorit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i  ndërmarrjes Trepça Bislim Muqa.

Sipas, tij të mërkurën, pak pas mesnatës në horizontin e X, pikërisht në punishten 144 ka humbur jetën tragjikisht minatori Habib Osmani. 

Muqa me tej ka shtuar se lidhur me këtë rast ndërmarrja Trepça ka formuar një komision për të hetuar shkaqet e vdekjes së minatorit ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatës të policisë së Kosovës. \"Ende nuk i kemi të qarta shkaqet e këtij aksidenti fatal\", ka thënë Muqi.

Vdekjen tragjike të minatorit e ka konfirmuar edhe policia ën Mitrovicë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka theksuar se një minatorë në orët e para të mëngjesit ka humbur jetën në minierën Trepça në Stan -Tërg.

Burime të gazetës nga miniera Trepca në Stanë Tërg, theksojnë se deri te vdekja e minatorit ka ardhur kur aksidentalish dhe në befasi ka pëlcitur një gyp i ujit me presion të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)