Nissani prodhon gjeneratën e tretë të Muranos
Tokio, 15 prill - Gjenerata e tretë e Nissanit, xhipi Murano, që është publikuar si model i vitit 2015, është zbuluar pak ditë para fillimit të panairit që do të mbahet në New York.
Murano i ri është i ngjashëm me xhipin e vitit 2013 Resonance, por risi e xhipit të ri që Nissani i quan V-motion janë dritat LED dhe interiori që është mjaftë modern.
Vetura është e pajisur edhe me sistemin teknologjik NissanConnectSM që vjen me një ekran 8-inçësh, navigacionin dhe disa aplikacion tjera shtesë.
Deri më tani, Nissan Murano prodhohet me motor 3.5 litra V-G që zhvillon 260 kuaj fuqi. Kurse më vonë Nissani pritet të prodhojë edhe modelin hibrid.