22 Dhjetor 2024

Nissan vendos të mbyllë fabrikat prodhuese në Barcelonë

Barcelonë, 28 maj - Qeveria e Spanjës ka bërë të ditur se prodhuesi japonez "Nissan Motor Co." ka vendosur të mbyllë fabrikat prodhuese në rajonin verilindor të Katalonjës, duke rezultuar me humbjen direkte të rreth 3.000 vendeve të punës.

Ministria e Industrisë e Spanjës përmes një deklaratë të enjten tha se i “vjen keq për vendimin e kompanisë” pavarësisht propozimeve për të mbajtur në punë fabrikën dhe u kërkon drejtuesve të prodhuesit të makinave të marrin në konsideratë alternativat.

Sindikatat e punëtorëve kishin paralajmëruar se 20.000 vende të tjera pune në zinxhirin e furnizimit lokal të Nissan gjithashtu do të kërcënoheshin nëse kompania do të mbyllte fabrikën e saj të prodhimit të makinave në Barcelonë dhe dy fabrikat më të vogla në qytetet e afërta.

Nissan me bazë në Yokohama duhet të raportojë të enjten rezultatet vjetore, të cilat pritet të jenë si humbja e parë vjetore në 11 vjet.

Kompania po kalon një ristrukturim të thellë, duke u përqendruar në Kinë, Amerikën e Veriut dhe Japoni dhe duke ia lënë tregun evropian, rus, Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Veriut partnerit të saj Renault dhe Azinë Juglindore dhe Oqeaninë Mitsubishi-t.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)