24 Dhjetor 2024

Nissan tërheq 20.000 makina për shkak të problemeve në frena

Tokio, 23 prill - Nissan ka lëshuar një urdhër për tërheqjen e rreth 20.000 makinave 4×4 Pathfinder dhe Infiniti JX për shkak të problemeve me frenat.

Frenat e përparme të automjeteve mund të dështojnë, duke reduktuar fuqinë e frenimit të automjeteve.

Nissan ka tërhequr modelet e 2013 të Pathfinder dhe Infinite JX, në mënyrë që të riparohen problemet. Fatmirësisht, Nissan thotë se nuk ka pasur raporte aksidentesh.

Pronarët e automjeteve me defekte pritet të marrin njoftime në fillim të majit dhe pastaj do të dërgojnë automjetin e tyre te dyqani më i afërt i Nissan, në mënyrë që makinat të inspektohen.

Ka rreth 14.168 Nissan Pathfinder dhe 5,090 Infiniti JX, që kanë probleme me frenat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)