22 Dhjetor 2024

Nissan shet 54 mijë makina të modelit të ri Micra

Tokio, 27 shtator - Kompania Nissan Motor ka bërë të ditur se gjashtë muaj pas nxjerrjes në treg, ka shitur më shumë se 54 mijë copë të modelit të ri Nissan Micra vetëm në tregjet tajlandeze, japoneze, kineze dhe indiane, duke tejkaluar të gjitha parashikimet.

 

Ndërsa me pasimin në mbi 160 tregje tjera të botës, pritet një shitje jashtëzakonisht e madhe e këtij modeli të vogël dhe shumë ekonomik.

Nissan Micra është automobili i parë që përmbush të gjitha normat e reja ekologjike, pasi ka emetim të ulët të gazrave, ndërsa përveç kësaj, është më kursimtari në klasën e vet, ku për 100 kilometra të kaluara, harxhon vetëm 5 litra.

Falë brendisë komode me pesë ulëse, performancë të mirë të vozitjes dhe dizajnin bashkëkohor tërheqës, kjo veturë është pranuar mjaft mirë nga blerësit. Duke i mbajtur dimensionet e saj kompakte, modeli i ri është pakëz më i gjatë dhe më i ulët, ndërsa interaksi më i gjatë ka mundësuar interier më të gjerë.

Në Evropë, blerësit do të mund të zgjedhin vetëm mes dy opsioneve të motorëve dhe që të dytë i takojnë gjeneratës së re të motorëve të Nissan-it. Motori i parë është ai HR12 1.2-litërsh me benzinë, i cili siguron 80 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 108Nm. Motori i dytë është ai 1.2 litërsh me injektim direkt dhe sistem start-stop, që përmbush standardet evropiane. Këto inovacione të reja ofrojnë një performancë më të mirë, me 98 kuaj fuqi dhe momente rrotullimi prej 142Nm.

Sa i përket shpejtësisë, ajo është e kufizuar në vetëm 180 km/h, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për 13.5 sekonda dhe siç pohuam më herët, harxhimet e tij janë rreth 5 litra në 100 kilometra të kaluara. Që të dy këta motorë mund të kombinohen me ndërrues shpejtësisë me 5 nivele manual dhe me versionin e ri Continuously Variable Transmission (CVT).

Në kontrast me aftësinë për shpejtësi të lartë dhe me ndihmën e teknologjive të reja, mundëson minimizimin e emetimit të gazrave CO2 dhe ulje të harxhimeve, derisa një lehtësim tjetër është parkimi i lehtë. Nissan Micra i ri vjen me sete të ndryshme pajisjesh, duke përfshirë sensorët e lëvizshëm dhe pajisjen për asistim në parking (PSM).

Po ashtu, vjen me ekran të ndjeshëm në prekje që kombinon sistemin audio dhe atë të navigacionit, kulm xhami, fshesa automatike, volumin e ndjeshmërisë së shpejtësisë në radio, tastin për sistemin start-stop si dhe ekranin që i siguron vozitësit të dhënat e plota për harxhimet dhe temperaturën e jashtme. Po ashtu, ka sistemin automatik të mbylljes së dyerve.

Kompania Grand Prix International e cila ndan çmimin më prestigjioz për vetura, e ka shpallur Nissan Micra si “Veturën e Vitit” në kategorinë e veturave që më së miri e mbrojnë mjedisin. Nissan Micra e ka fituar edhe çmimin si “automobili i ri më interesant për vitin 2010.

Inkorporomi i platformës V, është një faktor i madh që kontribuon në shtimin e sigurisë së veturës. Vetura është e dizajnuar të absorboj forcat e një përplasje frontale, falë zonave thërrmuese të sofistikuara, derisa mban integritetin e kabinës, për shkak të guaskës së përmirësuar të trupit.

Nissan Micra e re do të jetë e pajisur me sistemin e frenimit ABS, jastëk ajri të përparmë dhe anësorë, Programin Elektronik të Stabilitetit (ESP), rripa automatik të sigurisë dhe pajisjet standarde. Shitja e Nissan Micra-s së re në tregjet evropiane, fillon nga nëntori i këtij viti, ndërsa çmimi fillon nga 10.500 deri në rreth 13 mijë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)