23 Dhjetor 2024

Nissan me model të ri në vitin 2014

Tokio, 18 shtator - Prodhuesi “Nissan” kohën e fundit është duke shënuar suksese të njëpasnjëshme sidomos falë modeleve të crossover-ëve kompakt, Qashqai dhe Juke, ndërsa sipas burimeve brenda kësaj kompanie së shpejti do të sjellin edhe disa novitete.

Në fakt, deri më 2014 në komunikacion do të duhet të paraqitej pasardhësi i Almera-s, përkatësisht “Golf-i i Nissan-it” i cili do të dizajnohet dhe konstruktohet që në radhë të parë t’i përmbushu dhe të përshtatet me shijet e blerësve evropianë. Zhvillimi i këtij modeli është në fazën përfundimtare, por emri i tij ende nuk dihet.

Burime nga “Nissan-i” pohojnë se nuk do të quhet Almera, me siguri në radhë të parë për shkak të mossuksesit të modelit në fjalë.

Dizajni është inspiruar nga koncept modeli Invitation, ndërsa si do të duhet të duket në fund ky model mund ta shihni edhe ju në fotot të cilat ka ditë që po qarkullojnë në internet.

Njëri nga adutët kryesor do të duhet të jetë enterieri më i mirë, cilësia e të cilit te Qashqai nuk ishte në nivelin e dëshiruar. Motorikën do të përbëjnë turbo motorët me vëllim më të vogël.

Modelin hyrës do të duhet ta vinte në funksion motori i ri 1.2 turbo me 115 KF dhe 190 Nm. Më i popullarizuari pritet të jetë versioni 1.6-litra me naftë me 130 KF.

Pritet të paraqitet edhe versionin Nismo, të cilin do ta vinte në funksion motori 1.6 turbo me 200 KF. Po ashtu, pas këtij versioni do të pasonte edhe versioni pak më i fuqishëm ai RS me rreth 240 KF.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)