Nissan Leaf, automobili i vitit
New York, 10 maj - Nissan Leaf, makina elektrike pa emetim të gazrave të dëmshëm, është shpallur automobili botëror i vitit 2011 në panairin ndërkombëtar të automobilave në New York, dhe ky konkurrent i kishte BMW seria 5 dhe Audi A8.
Ky është çmimi i fundit nga shpërblimet e shumta që i mori kjo makinë, e cila është e dedikuar për tregun masiv botëror, dhe e cila njëherësh është shpallur edhe automobili evropian i vitit.
Autonomi me më shumë se 160 kilometra
Anëtarët e jurisë e vërejtën se: Leaf ia hap dyert Nissan-it drejt botës së fuqishme elektrike. Ky hatchback me pesë dyer dhe pesë ulëse sipas të dhënave të Nissan-it e ka autonominë prej më shumë se 160 kilometra.
Në rrjetin elektrik prej 220-240 V ky mbushet për rreth tetë orë dhe nuk ka asnjë gaz të dëmshëm që e lëshon. Për shkak peshës së ulët në kthesa futet ashpër dhe në mënyrë praktike pa rrëshqitje dhe dridhje. Ndjenja në vozitje është pothuajse e njëjtë sikur në automobilin klasik, përveç që është më i qetë.
Përzgjedhja e automobilit vjetor të vitit mbahet që nga viti 2004, ndërsa fituesit i përzgjedh juria e përbërë nga gazetarët e automobilizmit nga Azia, Evropa dhe Amerika e Veriut. Nissan Leaf në shitje është në Japoni, ShBA dhe në disa tregje të caktuara evropiane.
Në tregjet tjera botërore do të gjendet në vitin 2012. Momentalisht është duke u prodhuar në fabrikën e Nissan-it në Oppami, Japoni. Në fund të vitit 2012, prodhimi fillon edhe në fabrikën amerikane në Smyrna, ndërsa më së largu deri në fillim të vitit 2013 edhe në fabrikën e Nissan-it në Sunderland, Britani të Madhe.
Më shumë se 90 partneritete
Në përpjekjen që të bëhet udhëheqësi botëror i prodhimit të automobilave pa emetimi të gazrave të dëmshëm, Nissan së bashku me Renault-in, partnerin e tij, ka arritur më shumë se 90 partneritete me qeveri, udhëheqje lokale dhe me fabrika në tërë botën, dhe atë jo vetëm për zhvillimin dhe prodhimin e makinave elektrike dhe akumulatorëve me litium-ion por edhe për shkak të promovimit të lëvizjes së qëndrueshme.
Nissan me qasjen e tij stimulon botën që lëvizjen ta bëjë më të qëndrueshme duke përmirësuar dhe zhvilluar infrastrukturën dhe mundësinë e promovimit dhe përdorimit të materialeve të reciklueshme dhe sistemit gjithëpërfshirës të energjisë, duke përfshirë edhe shfrytëzimin e akumulatorëve të përdorur me litium-ion.