Nissan ka prezantuar modelin Teana 2014
Tokio, 8 mars - Nissan sapo ka prezantuar modelin e ri Teana për vitin 2014, i cili në shitje do të jetë nga muaji i ardhshëm.
Përkrah pamjes moderne dhe interierit të gjithanshëm, Teana 2014 dallohet edhe me siguri të përmirësuar dhe motorin e ri QR25DE 2.5 litërsh me 282 kuaj fuqi dhe transmision Xtronic CVT.
Teana është e gjatë 4868 mm, e gjerë 1830 mm, e lartë 1490 mm, dhe distancë mes boshteve 2775 mm.
Që prej se prodhohet ky model, është shitur në mbi 700 mijë copë, ndërsa me paraqitjen e modelit të ri në shitje, pritet që kjo shifër të rritet jashtëzakonisht shumë, duke marrë parasysh çmimin e lirë.