Nissan Infiniti arrin këtë vit në treg
Tokio, 12 janar - Modeli i ri nga Infiniti më në fund arrin këtë vit kur edhe do të duhej të paraqitej në treg.
Nissan së fundi ka arritur marrëveshje me prodhuesin kanadezo-austriak Magna Steyrom për prodhimin e modelit të ri, prodhim i cili do të duhej të fillonte këtë vit në Graz.
Bëhet fjalë për konceptin e paralajmëruar kohë më parë, atë Etherea dhe i cili në të vërtetë do të duhej të ishte konkurrent për Audi A3, BMW seria 1 dhe premium vogëlushit e ngjashëm.
Më tutje, ky automobil do të bazohet në platformën e Mercedes-it atë MFA, pra në atë të njëjtën të cilën e shfrytëzojnë edhe gjeneratat e reja të modeleve A dhe B klasës.
Të rikujtojmë që Renault-Nissan dhe Daimler janë partnerë strategjikë, ndërsa bashkëpunimi i tyre përfshin edhe ndarjen mes vete të platformave, motorikës dhe komponentëve tjerë.
Kështu në ofertë me siguri që do të gjenden versionet me motorët e Mercedes-it me katër dhe gjashtë cilindra. Ky automobil do të shitet në shumë tregje nëpër tërë botën, ndërsa në vit do të prodhohen ndërmjet 50.000 dhe 60.000 copë.