Nissan feston 10 vjetorin e Qashqai me rekorde të jashtëzakonshme
Prishtinë, 1 mars - Nissan ka zbuluar shifrat kryesore të cilat e ndihmuan modelin Qashqai të ketë lidership 10 vjeçar në kategorinë e crossover.
Nissan është fokusuar në numrin 10 pasiqë vetura e saj - Qashqai feston një dekadë të suksesit të shitjeve dhe lidershipit në tregun e veturave crossover.
Për të festuar 10 vjetorin, Nissan ka shfaqur një video duke treguar disa nga shifrat të cilat e kanë bërë modelin Qashqai veturën crossover më të shitur në Evropë.
99 është numri i shteteve në të cilat shitet zyrtarisht Nissan Qashqai. Në këtë listë gjenden edhe Kosova e Shqipëria, ku Nissan ka përfaqësi zyrtare. Për Kosovë dhe Shqipëri është salloni i AutoMita që e ka përfaqësinë e Nissan, dhe ofron gjeneratën e dytë të Qashqai, me gjitha versionet.
3.3 milionë Qashqai janë shitur në nivel global që prej shkurtit të 2007, kur vetura doli për herë të parë në shitje.
2.3 milionë është numri i njësive të Qashqai të shitur në Evropë që nga lansimi i veturës në shkurt të 2007.
81 është numri i çmimeve të mëdha të industrisë që Nissan Qashqai i ka marrë që nga lansimi fillestar në 2007.
19 është numri i shteteve në të cilat Nissan Qashqai është votuar Vetura e Vitit.
21 për 21 muaj gjenerata e dytë e Qashqai është shitur në 500,000 njësi. Asnjë makinë tjetër e prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar nuk e ka arritur një total të tillë në kohë kaq të shpejtë.
45,000 është numri që tregon sa vende pune të reja janë krijuar në Evropë nga Qashqai.
75.000 - numri i testeve të \"sigurimit të vazhdueshëm të cilësisë\" që kanë kryer inxhinierët e Nissan në Qashqai që nga viti 2007.
600 është numri i ditëve gjatë të cilave audio sistemi i Nissan Qashqai është lëshuar pandërprerë në vëllim të plotë, për tu siguruar që zëri në veturë tingëllon qartë si kristali gjatë gjithë jetës së makinës.
2,708 pjesë gjenden në gjeneratën e dytë të Nissan Qashqai.
Një numër tjetër me rëndësi është numri 21. Ky numër tregon se sa modele rivale janë lansuar që prej fillimit të Nissan Qashqai në industrinë e veturave crossover.
Për shifra të tjera të rëndësishme dhe rezultatet e ndryshme në numra, mund të shihni videon e mëposhtme për arritjet e jashtëzakonshme të Nissan Qashqai.