24 Dhjetor 2024

Nissan deri më 2020 do të sjellë në treg makinë pa shofer

Tokio, 5 shtator - Nissan ka deklaruar se brenda vitit 2020 do të jetë gati të sjellë në treg makinat që ngasin veten, duke theksuar se po planifikon të ofroje disa makina të ndryshme të cilat do të jenë në gjendje të kryejnë veprime të pavarura nga inputi i shoferit.

Makinat që ngasin veten do të shiten me çmime reale për konsumatoret, u shpreh kompania. Ndërkohe, Nissan u shpreh se do të ofrojë modele të tjera të shumëllojshme brenda 10 – 12 viteve pas vitit 2020, kur është planifikuar edhe lansimi i parë.

Nissan deklaroi se ka kryer kërkime dhe ka zhvilluar makina “të pavarura” prej vitesh, në bashkëpunim me universitete prestigjioze si Massachusetts Institute of Technology, Stanford, Oxford, Carnegie Mellon dhe Universiteti i Tokios.

Ajo po ndeërton gjithashtu një rrugë në Japoni e cila do të shërbejë për testimet e këtyre lloje makinash. Rruga pritet të jetë gati pranverën e ardhshme. Nga ana tjetër, edhe kompani të tjera po eksperimentojnë në këtë fushë.

Google ka prezantuar një program për makinat e pavarura (që prej vitit 2010) si dhe ka ndërtuar dhe testuar një sërë versionesh, përfshi një të bazuar mbi Toyota Motor Corp Prius.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)