Nisin punimet për ndërtimin e gazsjellësit Iran-Pakistan
Teheran, 11 mars - Sot në prani të presidentëve të RII dhe Pakistanit gjatë një ceremonie kushtuar nisjes së punimeve për ndërtimin e gazsjellësit mes Iranit dhe Pakistanit do të hidhet dheu i parë në formë simbolike nga presidentët e dy vendeve.
Kjo linjë e transportit të gazit është rezultat i marrëveshjes së arritur mes presidentit pakistanez Asef Ali Zardari dhe presidentit iranian Mahmud Ahmadinezhad të cilët të premten sëbashku me disa ministra të kabinetit qeveritar do të marrin pjesë në ceremoninë e lartpërmendur.
Gazsjellësi Iran-Pakistan do të përfshijë të gjithë ato rajone që kapin largësinë e 781 km.