Nisë procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje
Prishtinë, 16 shtator - Sot fillon procesi i legalizimit në Republikën e Kosovës përmes Regjistrit të Ndërtimeve pa Leje (RNPL).
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, së bashku me Shefin e Seksionit të Operacioneve - Zyra Ndërlidhëse e KE Christof Stock, do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Objektiva e Projektit të Asistencës Teknike Implementimi dhe Fuqizimi i Projektit për Planifikimin Hapësinor Rural, i financuar nga BE, po mbështet institucionet e Kosovës, përfshirë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në implementimin e një planifikimi hapësinor modern në mbarë vendin, për të rritur efikasitetin dhe përgjegjësinë e menaxhimit komunal të tokës dhe për të rritur planifikimin dhe dhënien e lejeve në mënyrë transparente për shfrytëzimin e tokës.