25 Dhjetor 2024

Nis projekti i pastrimit të lumenjve

Prishtinë, 7 maj - Drejtorët e Shërbimeve Publike dhe Mirëqenies Sociale, Blerim Baruti dhe Mensur Beqiri, si dhe zyrtarja nga UNMIK-u që ende shtrihet në veri të vendit, Alketa Shala, kanë takuar sot 45 punëtorët që do angazhohen në projektin e pastrimit të lumenjve të qytetit të Mitrovicës, që është një projekt i përbashkët i komunës dhe administratës së UNMIK-ut, Zyra në veri.

Në këtë projekt do të angazhohen pjesëtarë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, nga lista e përfituesve të asistencës sociale. Projekti do të zgjas 2 muaj dhe gjatë kohës së punës, të angazhuarit, me marrëveshje do të hiqen nga asistenca sociale dhe do kthehen me të përfunduar të projektit.

Baruti tha se projekti ka rëndësi në ngritjen e vetëdijes dhe mirëmbajtjen e lumenjve. Të angazhuarit në këtë projekt do kenë mundësi që të trajnohen rreth punës që do të bëjnë, Ata do ndahen në katër grupe, për secilin lum nga një:Trepça, Sitnica, Ibri dhe Lushta.

Drejtori i Mirëqenies Sociale, Mensur Beqiri, ka thënë se projekti ka rëndësi, pasi që ofron mundësi punësimi të personave në asistencë. Përveç komponentës së mirëmbajtjes, projekti ka edhe atë të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit.

Burim Tahiri, njëri nga përfituesit, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për komunën dhe UNMIK-un, duke premtuar angazhim dhe përkushtim në punën e përbashkët, si në pastrim, ashtu edhe ngritjen e vetëdijes për ruajte të mjedisit.  

Të punësuarit në këtë projekt sot kanë vizituar trasenë e lumenjve dhe gjatësinë në të cilën do të punohet, ndërkohë që më pas është bërë ndarja në grupe dhe pastaj së bashku me punëtorët e kompanisë \"Uniteti\",  do punojnë në dy muajt e ardhshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)