Nis ndërtimi i gazsjellësit South Stream në Bullgari
Sofje, 1 nëntor - Në Bullgari ka startuar ndërtimi i gazsjellësit South Stream.
Realizimi i këtij projekti të madh energjetik ka filluar me saldimin e heles së parë të përbashkët në stacionin e ardhshëm të kompresorit të gazit afër fshatit Rasova në veriperëndim të vendit.
Shtrirja e pjesës bullgare do të jetë afërsisht 540 kilometra, kostoja - 3.5 miliardë euro.
Kompania ruse Gazprom do të realizojë projektin \"South Stream\" për diversifikimin e furnizimeve të gazit natyror në Evropë.
Për ndërtimin e seksionit jo bregdetar të tubacionit me Austrinë, Bullgarinë, Hungarinë, Greqinë, Serbinë, Slloveninë dhe Kroacinë janë nënshkruar marrëveshje ndërqeveritare.