Nis implementimi për ndalimin e punës së eksploatuesëve të rërës
Prishtinë, 3 janar - Dje, filloi implementimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e punës së eksploatuesëve të rërës dhe zhavorit në brigjet dhe hapësirat rreth lumenjëve të Kosovës.
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/46, i cili është marrë më 2 Nëntor 2011, ndalon eksploatimin e materialeve inerte nga shtretërit, brigjet dhe hapësirat përreth lumenjve në gjithë teritorin e Republikës së Kosovës.
Inspektorët e MMPH’së nga terreni, kanë raportuar se vendimi është duke u zbatuar në masë të madhe edhe nga vetë operatorët, të cilët kanë filluar t’i largojnë makineritë e tyre nga shtretërit e lumenjëve,brigjet dhe hapësirat përreth tyre.
Në ditët e ardhshme Inspektorati do të vazhdojë inspektimin në të gjitha komunat ku deri më tani ka pasur eksploatim të rërës dhe zhavorit.
Të gjithë ata operatorë të cilët nuk e kanë zbatuar vendimin e Qeverisë, do t’u konfiskohen makineritë dhe pajisjet tjera.