Nigeri, dhjetra të vdekur nga shpërthimi i një kamioni në fabrikë
Abuja, 25 dhjetor - Dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e një kamioni që ka shpërthyer në një fabrikë gazi industrial në jug të Nigerisë.
Sipas medieve ndërkombëtare, raportet për numrin e viktimave ndryshojnë nga 35 persona deri në më shumë se 100, përfshirë punëtorë të fabrikës dhe banorë që jetonin rreth kësaj ndërtese.
Ka qenë policia lokale që ka konfirmuar këtë incident. Por, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Mediet e huajua shkruajnë se pas shpërthimit, fabrika është përfshirë nga nja zjarr me përmasa të mëdha.
Ndërkohë, një dëshmitar është shprehur se shpërthimi ka ndodhur kur kamioni nisi shkarkimin e gazit të gatimit. Ai ka shtuar se janë dashur disa orë që zjarrfikësit dhe banorët përreth të shuanin flakët e mëdha të zjarrit.