Ngriten për disa centimetra liqenet akumuluese Batllava e Badoci
Prishtinë, 9 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka bërë të ditur për konsumatorët në zonën e shërbimit se, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 625.14 metra mbi nivelin e detit ose 9.86 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 639.55 metra mbi nivelin e detit ose 10.3 metra nën nivelin e kapërderdhjes.
Pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë brenda një jave, Batllava është ngritë për 90 centimetra (gati 1 metër) ndërsa Badoci për 20 centimetra.
"Ua kujtojmë se, në vitin 2013/2014 niveli i ujit në liqenet akumuluese kishte rënë për 14.5 metra nën kuotën maksimale ndërsa, para një jave rënia e ujit në të dyja liqenet ishte prej më shumë se 10 metra nga kuota maksimale", thekson KRUP.