25 Dhjetor 2024

Ngritën çmimet e prodhimit në Kosovë

Prishtinë, 18 shtator - Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 0.4% në mes të TM1 2015 dhe TM2 2015. Krahasuar me TM2 2014 çmimet e prodhimit  u ngritën në një mesatare  prej  4.2%.

Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0.4% në mes  të TM1 2015 dhe TM2 2015.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxjerrja e xehes së metalit (13.6%), prodhimi i pajisjeve elektrike (11.5%), prodhimi i produkteve minerale jometalike (1.2%), prodhimi i mobileve (0.6%), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (0.6%), prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (0.5%) dhe prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (0.4%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-3.1%), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (-2.9%), prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-1.5%), prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.9%), prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.6%), prodhimi i metaleve (-0.3%), prodhimi i pijeve (-0.3%) dhe prodhimi i produkteve ushqimore  (-0.1%).

Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 4.2% në mes të TM2 - 2014 dhe TM2 - 2015.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (15.8%), nxjerrja e xehes së metalit (14.1%), prodhimi i pajisjeve elektrike (11.7%), prodhimi i mjeteve motorike  (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (10.0%), prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (4.0%), prodhimi produkteve kimike (2.7%), prodhimi i pijeve (1.2%), grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%), prodhimi i produkteve minerale jometalike (0.2%) dhe prodhimi i produkteve ushqimore  (0.1%).  
 
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-7.0%), prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-4.7%), prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-3.8%), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (-3.5%), prodhimi i metaleve (-2.9%), prodhimi i mobilieve (-2.1%) dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1.5%).
     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)