Nga nesër fshatrat e Lipjanit me aplikim të reduktimeve të ujit të pijshëm
Prishtinë, 30 qershor - Duke e parë gjendjen momentale të burimeve të puseve nëntokesore të ujit të pijshëm , të cilat kanë rënje të nivelit si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike, jemi të detyruar të fillojmë me reduktime të ujit të pijshëm nga dita e nesërme, 1 korrik 2020 për shkak të rritjes së konsumit si shkak i keqpërdorimit të ujit të pijshëm për 10.100 konsumatorë.
Qendra e qytetit të Lipjanit nuk do të ketë reduktime të ujit me përjashtim të kateve të larta banuese.
Derisa fshatrat e kësaj komune janë keqpërdorues të mëdhenj të ujit, nga nesër fillojmë me reduktime. Orari i reduktimeve do të jetë i ndryshëm nga zona në zonë.
Orarin dinamik të reduktimeve të ujit e gjeni bashkëngjitur në attach.
Poashtu, nëse kërkesat për ujë rriten edhe më shumë, atëherë orari do varet nga konsumi i ujit.