Netflix, plane zgjerimi në Evropë
Los Angeles, 14 shtator - Netflix, kompania gjigande amerikane e filmave online ka vendosur të nis fazën e dytë të planit të saj të zgjerimit evropian javën e ardhshme në Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë dhe Francë.
Megjithatë, Netflix po merr një pritje të ftohtë në Francë ku qeveria dëshiron më shumë mbikëqyrje dhe industria e kinemasë kërkon që kompania të investojë shumë në produksionet franceze.
Abonentë të Netflix-it mund të shikojnë përmbajtje sa të duan, në çdo kohë, në pothuajse çdo pajisje të lidhur me internet, të tilla si një laptop, tabletë apo telefon inteligjent.
Ajo ka gëzuar edhe shumë sukses duke krijuar përmbajtje origjinale, të tilla si seriali politik House of Cards me aktorin kryesor Kevin Spacey.
Netflix shpreson të bindë shikuesit franceze me një realizim të stilit të dramës House of Cards të vendosur në Marsejë.
Netflix tashmë ka 50 milionë abonentë në mbarë botën.