22 Dhjetor 2024

Nestle në vjeshtë do ta blejë Centroproizvod-in

Beograd, 15 korrik - BeoKompania Nestle planifikon që në vjeshtë ta përfundojë procesin e blerjes së Centroproizvodit serb.

Drejtori i Nestle-s për Serbinë dhe Malin e Zi, Sedrik Boem lajmëroi se pas përfundimit të këtij procesi, kompania planifikon që ta rrisë numrin e të punësuarve në fabrikë.

Në intervistën e agjencisë Beta, Boem tha se përfundimi i procesit të blerjes pritet menjëherë pas pushimeve verore, në kuartalin e tretë të vitit 2011, pasi që transaksionin do ta aprovojë Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës.

Sipas fjalëve të tij, Nestle planifikon ta ruajë prodhimtarinë e brendeve të Centroproizvod-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)