23 Dhjetor 2024

Nesër arrin kontigjenti i parë i donacionit të Japonisë

Prishtinë, 10 shtator - Gjatë vitit të kaluar, Qeveria Japoneze aprovoi projektin për përmirësimin e sistemit të mbledhjes së mbeturinave në rajonin e Prishtinës dhe Prizrenit, për pajisjen e kompanive regjionale të mbeturinave me 34 kamionë.

Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, ky projekt u implementua nga Agjensioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Deri më tani, ky është projekti më i madh i qeverisë japoneze në Kosovë dhe kap shumën prej rreth 4.8 milionë Euro.

Nesër në orën 10:00, në pikën kufitare në Han të Elezit do të arrijë kontigjenti i parë prej 14 kamionëve, të cilët më pas do të vazhdojnë në destinacionin e tyre final në Prizren.

Me këtë rast, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka paraparë pritje solemne të këtij kontigjenti në Han të Elezit.

Në emër të Ministrit Gashi, ju ftoj të merrni pjesë në këtë ngjarje dhe luteni ta konfirmoni pjesëmarrjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)