Nenad Rashiq dhe Haxhi Arifi vizitojnë Feronikelin
Me këtë rast Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq tha se nënshkrimi i marrëveshjes kolektive është një ditë e madhe dhe me rëndësi për të gjithë dhe e ceku që NewCo Ferronikeli është kompania e parë që po vizitohet pas nënshkrimit te kësaj marrëveshje.
Jeni kompania e parë që po e vizitojmë pas nënshkrimit të marrëveshjes kolektive dhe me këtë rast po tregojmë, NewCo Ferronikelin si një shembull për punën që bëni, për të drejtat e punëtorëve. Pra te kombinojmë fuqitë që të krijojmë kushte të volitshme për të gjithë në nivel ndërkombëtar.
Drejtori Gjeneral i NewCo Ferronikelit, Ioannis Moutafis, tha para të pranishmëve se vizita e sotshme është shumë inkurajuese për NewCo Ferronikelin.
Moutafis u shpjegoi të pranishmeve në mënyrë të detajizuar për kushtet e punëtorëve. Ai theksoi se Avantazhi ynë për të qenë konkurrues janë punëtorët, ne jemi të vetëdijshëm që duhet ti kushtojmë rëndësi kushteve shëndetit dhe sigurisë në punë.
Ndërkaq Kryetari i AKB-së z. Agim Shahini duke njoftuar se ishte i pranishëm edhe në nënshkrimin e marrëveshjes kolektive u shpreh mjaft i kënaqur që NewCo Ferronikeli i përmbush kushtet edhe para nënshkrimit te saj.
Z. Shahini me konkretisht tha se Kam kënaqësinë të ju njoftojmë që sot e kemi nënshkruar marrëveshjen kolektive e cila rregullon raportet në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve, 90% bazohet në respektimin e drejtave të punëtorëve, sic është pagesa për shujtë, pushimi vjetor, pushimi i lehonisë etj. NewCo Ferronikeli, ka respektuar këtë marrëveshje ende pa u nënshkruar.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, i cili shfrytëzoi rastin te falënderojë akterët që pikërisht zgjodhën Drenasin për ta vizituar e më konkretisht Ferronikelin.
Edhe pse para pak orësh është nënshkruar marrëveshja kolektive ndjehem i lumtur qe akterët kryesor te saj morën si shembull për të mirë Ferronikelin për ta vizituar. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje besoj se do te krijohen standarde dhe ata që do të përfitojnë më së shumti janë punëtorët, tha z. Demaku.
Gjithashtu, edhe Kryetari i BSPK-se, z. Haxhi Arifi tha se kjo është një ditë mjaft e gëzuar ku sic tha ai nënshkrimi i kësaj marrëveshje kolektive është një kushtetutë për punëtorët.
Besoj që kjo marrëveshje do të zbatohet si në sektorin privat po ashtu edhe një atë publik dhe jam mirënjohës për numrin e madh të punëtorëve në NewCo Ferronikel. Nga informatat që i kam ju përgëzoj për krijimin e kushteve të punës në kompaninë tuaj u shpreh z. Arifi.
Të gjithë të pranishmit patën rastin që të vizitojnë të gjithë sektorët e NewCo Ferronikelit, përfshirë: kliniken, zhveshtoren, kantinën e ushqimit, punët në fabrikë etj ku u ndanë të kënaqur që sic u shprehën ata NewCo Ferronikeli i ka përmbushur kushtet e punës edhe para nënshkrimit të kontratës kolektive.