Në zonën e Detit të Zi janë gjetur rezerva gazi natyror
Ankara, 17 shtator - Punimet që janë bërë kohët e fundit i kanë shtuar shpresat për hidrokarbure në Turqi, vend që importon plotësisht të gjithë naftën dhe gazin natyror që ka nevojë.
Korporata turke e hidrokarbureve (TPAO) ka realizuar objektivin e parë konkret në punimet që ka nisur për eksplorimin e hidrokarbureve në rajonin e Detit të Zi.
Punimet e sondimit zhvillohen në bashkëpunim me kompani gjigande ndërkombëtare dhe në thellësinë 3 mijë e 600 metra TPAO ka gjetur rezerva gazi natyror.
Shpimi ka filluar me platformën eksploruese Jupiter dhe objektivi ka qenë për të zbritur deri në thellësinë 3 mijë e 900 metra.
Nga ana tjetër është saktësuar prania e rezervës së gazit në pusin e shpuar duke djegur gazin natyror.
Tani do të fillojnë punimet për llogaritjen e sasisë së gazit natyror në Istranca. Pritet që këto punime të zgjasin 6 deri në 12 muaj.
Me zonën ku janë gjetur rezerva gazi interesohet nga afër edhe kompania gjigande Shell.