Në Rusi shpërthen një minierë, shkakton 16 viktima
Moskë, 11 shkurt - Shpërthimi në një minierë karboni ka shkaktuar vdekjen e 16 minatorëve, ndërsa dy të tjerë janë zhdukur në veri të Rusisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria ruse e Situatave të Emergjencave pas shpërthimit të ndodhur sot në orën 06:28 të mëngjesit në minierën Vorkoutinskaja.
Ende nuk ka asnjë lajm për dy minatorët e zhdukur, por sipas raporteve të fundit, në minierën e karbonit gjendeshin 259 minatorë në momentin e shpërthimit